“Pajtimin e vrau gruaja e tij” - Reagon motra e viktimës nga Peja që u vra në SHBA

Amerika

“Pajtimin e vrau gruaja e tij” - Reagon motra e viktimës nga Peja që u vra në SHBA

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Pajtim Krasniqi nga Peja është gjetur i vdekur mbrëmjen e 27 nëntorit, bashkë me bashkëshorten e tij në Florida të SHBA-së.

Lajmi për vdekjen e djalit të tyre ka qenë tronditës për familjen Krasniqi.

Lidhur me këtë, së fundmi ka reaguar vetë motra e Pajtimit, Albana.

Image
I ndjeri

Motra e të ndjerit akuzon gruan e Pajtimit, për këtë vrasje makabre.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në krahërorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllëzërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë …”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi.

“Festën e Falenderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimitë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, shkruan tutje ajo.

Në pamje gjithashtu shihen edhe njollat e gjakut në ballkonin e apartamentit të çiftit nga Peja, dhe se sipas raportimeve të fundit thuhet se u dëgjuan gjashtë të shtëna me armë.

Image
Nga vendi i ngjarjes

Lidhur me këtë rast thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale. që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanat e vrasjes së dyfishtë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat