Staten Island mban Paradën vjetore të makinave për ditën e flamurit shqiptar

Amerika

Staten Island mban Paradën vjetore të makinave për ditën e flamurit shqiptar

Nga: Beqir Sina Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 09:45
Pamje nga parada

Është kthyer në  një traditë vjetore që shqiptarët që jetojnë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  të festojnë Ditën e Flamurit më 28 nëntor me Paradën e Makinave për Ditën e Flamurit Shqiptar. 

Në qytetin e Nju Jorkut, njërën nga pesë qytet/lagjet e saj në Staten Island, kjo festë pér të gjashtin vit e ka merr formën e një parade madhështore me makinat luksoze të zbukuruara me flamuj shqiptarë të kuq dhe të zi, duke treguar krenarinë dhe bashkimin kombëtar.

Staten Island, një nga pesë qarqet kryesore të qytetit të Nju Jorkut, kësaj radhe parë qindra shqiptarë në 112- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke parakaluar nëpër rrugët kryesore me makinat e tyre të shtrenjta dhe motocikletat. 

Image
Pamje nga parada

Autoveturat, duke filluar nga kabriolelet e larta deri te motocikletat, ishin të zbukuruara me flamujt shqiptarë dhe amerikanë, së bashku me simbolet kombëtare të ndryshme. Sidomos, motoristët shfaqën me krenari emblemën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Ilirët, dhe një hartë të Shqipërisë Etnike në xhaketat e tyre të lëkurës të zeza.

Kjo traditë e parades së makinave luksoze me flamurin shqiptar në Staten Island - ka vazhduar për më shumë se gjashtë vjet, duke tërhequr vëmendjen dhe pjesëmarrjen e popullsisë shqiptare në këtë qytet. 

Image
Pamje nga parada

Por jo vetëm, por edhe të mijëra banorve amerikan dhe të huaj  banorë të qytetit Staten Island- NYC.

Zyrtarët e qytetit thanë se e njohin kontributin e rëndësishëm të mbi 30 mijë shqiptarëve banorë të qytetit të cilët thuhet se janë të integruar mirë në zhvillimin e Borought Staten Island.

Image
Pamje nga parada

Këtë vit, duke festuar 112-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, automobilsistët dhe motoçiklistët  u mblodhën në rrugët e “Father Capedano” dhe “Hylan Boulevard” të shoqëruar gjatë gjithë paradës nga eskorta e makinave të policisë së njujorkut, NYPD.

Policia e Nju Jorkut siguroi fluksin e shpërndarjes, eskortuan makinat luksoze në një kolonë të organizuar, me trafikun e rregullt të pezulluar për të lejuar komunitetin shqiptar të festojë lirshëm në rrugët ku ata parakaluan.

Parada përfshiu një konvoj makinash luksoze, duke filluar nga Coverts, Audi, Mercedes, Toyota, Ford, Nissan, Chevrolet, deri te makinat sportive të konvertueshme, duke krijuar një shfaqje spektakolare nëpër rrugët e qytetit, që tërhiqnin vemendjen e qytetarve nga sirent e felinave të policisë, boriet e veturave të shqiptarve dhe "xhirimet" të "zhurmshme dhe tymë" të gomave të automjeteve.

 Parada Vjetore e Makinave për Ditën e Flamurit Shqiptar u mbajt në organizimin e kujdesshëm të Rrënjëve Shqiptare – me president Marko Kepin , Shoqatën Ulqini, Dibra dhe Rozafa, dhe mbështetjes së disa aktivistëve të  komunitetit.

Po ashtu festa në Nju Jork, u shënua me falënderime të veçanta që u dhanë për festën e112- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, familjes së Belul Qokut nga Dibra e Madhe, e cila me bujari kontribuon çdo vit duke dhuruar flamuj dhe i vendosur ata në Staten Island.

Gjithashtu edhe aktivistët që vendosën flamurët kuq e zi dhe ata amerikan në dy bulevardet në qytetin e Brooklynit Bay Parkway dhe Cropsey Ave., deri në zgjatjen e 60th St. dhe përsëri nga Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj me ndihmën e kompanisë « ABC Builders » me pronar Blendi Bekteshi, të financuara nga Fondacioni Plavë e Guci.

Mbështetja e tyre e vazhdueshme shton një prekje të veçantë kësaj festë vjetore për komunitetin shqiptar në Staten Island, Nju Jork.

Festimet e shqiptarve në Staten Island dhe Brooklyn përfunduan pas asnjë incident duke treguar respekt dhe kulturë edhe për qytetin e Nju Jorkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat