A po e krahasojmë Zelenskyy me Winston Churchill??? Kjo ishte pyetja e gazetarëve amerikanë pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Atëherë le të gjejmë edhe përgjigjen: "Kur e veshi Churchill kostumin me ngjyrat e luftës? Sa herë ka bërë ai paraqitje me uniformën e luftës? Dhe çfarë mori me vete ai nga ky imazh?" Këto pyetje janë ngritur pas vizitës së Presidentit Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë.
Si e shikonte Roosevelt veshjen e Churchillit?
Sipas komenteve të konsideruara nga prestigjoze të mediave amerikane, të hapura pas "debatit" që shpërtheu për veshjen e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, thuhet se Churchill, kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë, ishte në luftë me tanke britanike, armë britanike, avionë britanikë dhe municion britanik. Ai nuk u mbështet në Amerikë për këtë.
Churchill ishte në Amerikë për 17 ditë (nga 12 dhjetori deri më 29 dhjetor 1942) dhe gjatë kësaj periudhe kishte veshur kostume diplomatike në takimet zyrtare, siç shpjegohet në librin e tij "Mr. Churchill in the White House" (Zoti Çurçill në Shtëpinë e Bardhë) nga Robert Schmuhl.

Ndërsa, nëse e krahasojmë Volodymyr Zelenskyy me Winston Churchill, kjo është njësoj si krahasimi i librit "Absurditeti i Energjisë" nga David Blackmon.
Pasi, Sir Winston Churchill vetëm në disa paraqitje (ose takime) ishte veshur me uniformë ushtarake. Me kostum (politikan dhe burrështetas), pavarësisht se ishte në luftë, ka "fjalë për fjalë" mijëra foto të Winston Churchill të veshur me kostume gjatë gjithë Luftës. Për shembull, në çdo foto të realizuar në takimet zyrtare me Roosevelt (gjithashtu me kostum), me Stalin (edhe ai me kostum) dhe liderë të tjerë botërorë.

Winston Churchill në Shtëpinë e Bardhë dhe duke iu drejtuar Kongresit ishte gjithmonë i veshur me kostum, pavarësisht se ishte në luftë, shkruan Schmuhl.
Gjithashtu, paraqitja me uniformë ushtarake ishte për efekt "teatrale", thotë ai.

Kështu, komentatorët thonë sot se, në rastin e Churchill-it, ajo ishte për të mbështetur ushtarët britanikë, ndërsa në rastin e Zelenskyy, "uniforma e luftës" po përdoret për "manipulim", për të marrë më shumë para.
Sipas tyre, Sir Winston Churchill ishte një ushtar aktual me përvojë të rëndësishme luftarake, një lloj Cosplay, ndoshta, por të një lloji tjetër. Zelenskyy nuk ka asnjë ditë shërbimi në ushtri dhe nuk e ka kryer shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në vendin e tij, sipas shtypit ukrainas.
Ky është, pra, problemi me paraqitjen e Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë, ngase Zelenskyy nuk është Churchill.
Megjithatë, e majta anembanë botës u përpoq shumë për ta bërë këtë krahasim, duke përfshirë vjedhjen e fotografisë së veshjes së Churchill-it. Për shkak të mungesës së origjinalitetit, duhet pranuar se Zelenskyy dështoi këtë herë në Shtëpinë e Bardhë.