Sot,populli shqiptar dhe diaspora në Amerikë ka festë të gëzimit,të kujtesës historike,në betejat e shekujve të përgjakur në kërkim të frymës së lirë në tokën tonë.Festa e Nëntorit për Pavarësinë e Shqipërisë-Dita e Flamurit po hedhë dritë në faqet e gazetës,,Dielli,, më e vjetra e fjalës dhe të lajmit shqip,këndej detit në Amerikën e largët.
Popull im i dashur Shqiptar!E keni ruajtur ndër shekuj tokën,diellin,gjuhën,flamurin të prëgjakur për Ty Shqipëria jonë...!Të duam e bukura e dheut,me emrin Shqipëria zyrtare dhe Shqipëria tjetër Kosovë(term Dritëro Agolli)Dhe,diaspora shqiptare këndej detit në Amerikë,bënë thirrje me dritën e diellit,ne nuk kemi tjetër atdhe pos tokës së shqiptarizmës...!
Thirrje para diellit për Tiranën dhe Prishtinën,merrni frymë bashkë dhe nisuni në udhën e demokracisë e të shtetit ligjor,që në shekullin e ri,mos të vonohemi në histori,tashti me fajin tonë!Me flamurin kuqezi do të participojmë tipare të vlerave kombëtare të kombit shqiptar me popujt e lirë të Evropës dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën!
Gëzuar Festa e Nëntorit -Dita e Flamurit Shqiptar!
Me gazetën,,Dielli,,festa bëhet më mashështore!
Çikago,më 28 nëntor 2025