Parada e 99-të Vjetore e Macy’s për Ditën e Falënderimit në Nju Jork

Amerika

Parada e 99-të Vjetore e Macy’s për Ditën e Falënderimit në Nju Jork

Nga: Beqir Sina, New York Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 07:29
Foto nga vendngjarja

Një Festë Magjike! një kujtesë se falënderimi ndaj Zotit! që bashkon njerëzit nën një qiell plot balona dhe ëndrra

Mijëra njerëz sfiduan erën e fortë dhe të ftohtin për të festuar paradën e 99-të vjetore të Macy’s për Ditën e Falënderimit në Nju Jork. Kjo ngjarje ikonike, e cila shënon fillimin zyrtar të sezonit të festave, mbushi rrugët e qytetit me gëzim dhe entuziazëm. 

Edhe, pse balonat u mbajtën më poshtë se zakonisht për të kundërshtuar gulrat e erës, shpirti i festës ishte i pathyeshëm. 

Turmat brohorisnin kur float-i ikonik i Tom the Turkey hapën paradën, duke e kthyer Ditën e Falënderimit në një dhuratë që vazhdon të na befasojë çdo vit njujorkezët e turistët nga mbarë bota.

Parada filloi në orën 8:30 të mëngjesit në kryqëzimin e 72nd Street dhe Central Park West, duke vazhduar drejt qendrës së qytetit përmes Columbus Circle,  përgjatë Central Park South dhe poshtë Sixth Avenue deri në shitoren e famshme në zemër të qytetit "Macy’s" në Herald Square. 

Rruga e gjatë e kësaj parade 2.5 milje u mbyll plotësisht për publikun, duke krijuar një spektakel vizual të papërsëritshëm. 

Mijëra oficerë të NYPD-së u vendosën përgjatë itinerarit, së bashku me barriera metalike, mjete bllokuese, drone dhe helikopterë për mbikëqyrje ajrore. 

Komisionerja Jessica Tisch deklaroi se nuk kishte kërcënime specifike, por siguria ishte e ashpër. “NYPD do të jetë aty për të mbajtur të gjithë të sigurt,” tha ajo, duke theksuar masat e fshehura dhe ato të dukshme.

Ky vit solli 34 balona gjigante, duke përfshirë kthimet e klasikëve si Snoopy dhe të rinj si Derpy Tiger nga “KPOP Demon Hunters”. Balona e re e Buzz Lightyear, Space Ranger, fluturoi për herë të parë, së bashku me Wigglefoot me një lartësi 16 feet lëvizëse dhe Frost Pips, elfat e vegjël që shpërndajnë magji festive. Stuart the Minion u shfaq me një veshje denim të personalizuar, duke mbajtur minione të vegjël, ndërsa Noorah, dhelpra arktike, u kthye për të ndihmuar Santa Claus-in. 

Float-i më i vogël në histori, “The Littlest Float” nga Goldfish, debutoi si një surprizë e lezetshme.

Pop-kultura nuk mungoi: SpongeBob la pineapple-in e tij erdhën për të shëtitur në Big Apple, i tërhequr nga një grup miqësor të veshur si sfungjeria. Goku nga “Dragon Ball” pozonte për kamerat, duke harruar Dragon Balls për festat, ndërsa Minionët pushtuan rrugët me veshje të çmendura. Fëmijët brohorisnin: “Turkey, Ejani këtu! Ejani këtu!”, ndërsa kanonat e konfetit shpërthenin qiellin.

Parada përfshiu 28 akt performues muzikorë, si Ciara dhe Cynthia Erivo, 11 banda marçuese, 33 grupe kllounësh dhe Santa Claus-in si yllin final. Kryetari në ikje  i bashkisë Eric Adams e quajti ngjarjen një nxitës ekonomik për qytetin, duke inkourajuar përdorimin e transportit publik. 

Për ata që nuk mundën të jenë aty, transmetimi live u bë në NBC dhe Peacock nga 8:30 deri në mesditë.

Kjo festë nuk është vetëm një paradë, ajo është një kujtesë se falënderimi ndaj Zotit bashkon njerëzit nën një qiell plot balona dhe ëndrra. Me miliona shikues globalë, Macy’s vazhdon të na kujtojë magjinë e festave. 

Vitin e ardhshëm New Yorku do të jetë gati për edicionin e 100-të!    

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat