Kosova Global Talent Center bëri të ditur se edhe këtë vit nxënësit nga Kosova shkëlqyen në finalen e garës NEO Science Olympiad 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ju prezantojmë me krenari nxënësit nga Kosova që u dalluan me çmime të veçanta Best of the Best, duke arritur rezultate ndër më të lartat.
Këto vlerësime u ndahen garuesve që tregojnë performancë të jashtëzakonshme dhe spikasin në nivel ndërkombëtar.
Kaon Emerllahu (Klasa 3)-Fushë Kosovë
Best of the Best – Shkencë-Gold Medal
Vesa Kiçmari (Klasa 8)-Prishtinë
Best of the Best – Shkencë-Gold Medal
Dion Gashi (Klasa 7)-Suharekë
Best of the Best – AI Prompt Challenge-Gold Medal
Almir Kurtulaj(klasa 9)-Prishtinë
Best of the Best-Do it yourself challenge
Ju urojmë suksese edhe më të mëdha në rrugëtimin tuaj akademik!”, shkroi Kosova Global Talent Center.