Shtrembërim i ekstremizmit!

Analiza

Shtrembërim i ekstremizmit!

Nga: Jonas Bals, Këshilltar në LO Më: 22 mars 2024 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Në prag të zgjedhjeve parlamentare suedeze të vitit 2018, Demokratët Suedez (SD) prodhuan një film propagandistik në YouTube që u bë viral. Filmi ishte një përpjekje për të çliruar SD nga akuzat e shumta dhe plotësisht legjitime për rrënjët naziste të partisë, por kjo erdhi në formën e një sulmi të synuar ndaj SD. Filmi dokumentar pretendon se ideologjia racore e nazistëve gjermanë ishte pothuajse një kopje e socialdemokratëve suedezë dhe se kishte vetëm një ndryshim klasor midis shtetit suedez të mirëqenies dhe Rajhut të Tretë të Hitlerit.

Historiani suedez Ola Larsmo e përshkruan këtë si një përpjekje për të fshirë historinë e tyre të ndyrë në skajet e socialdemokratëve:

Duke e paraqitur SD sikur të gjithë të ishin antisemitë në kohët e vjetra, por kjo nuk u bë më e lehtë se ata vetë. Pretendimi ishte bazuar në një gënjeshtër mjaft efektive, duke reduktuar kujtesën e holokaustit në sekuenca të lira, ata pastruan SD-në nga e kaluara e tyre naziste.

Meqenëse filmi ishte plot gabime dhe citate jashtë kontekstit, reaguan disa nga historianët!

Ata shkruan një rubrikë në të cilën protestuan për mënyrën se si SD kishte vepruar, por teksti i tyre nuk mori shumë lexues, në krahasim me numrin e njerëzve që e panë filmin. Në kohën e shkrimit-protestë, filmi është parë rreth 800,000 herë nga nga aktorët e Sputnikut të Rusisë, duke e përshëndetë atë si një dokumentar të rëndësishëm për historinë.!

Filmi propagandistik i SD-së është një shembull i mirë se si fashistët dhe ekstremistët e djathtë sot nuk përpiqen fare të mohojnë holokaustin (edhe pse disa prej tyre e bëjnë haptas) dhe  përpiqen të shtrembërojnë dhe të ngatërrojnë kujtesën e gjenocidit, “Shformim i Holokaustit”, e quan historiani izraelit Yehuda Bauer. Një konfuzion i tillë mund të marrë shumë forma, si kur që vepruan teoritë e konspiracionit gjatë pandemisë Covid. Këta mbanin yje hebrenj të verdhë duke krahasuar programet e vaksinave me dhomat e gazit ose sikur një parti suedeze me rrënjë në lëvizjen White Power, e cila përpoq ta bëjë atë të duket sikur "të gjithë” ishin nazistë, njëqind vjet më parë.

Një efekt anësor i kësaj forme të përshkrimit të historisë e bën edhe më  të vështirë orientimin në kohën e tashme. Banda që nja dy vjet më parë pushtoi zyrat e qeverisë izraelite dhe në muajt e fundit, akuzon palestinezët në krime lufte në një shkallë të tillë, tani po hetohen për gjenocid, kjo nuk e bën më të lehtë çështjen. Në një intervistë për Times of Israel në gushtin e vitit të kaluar, Yehuda Bauer akuzon qeverinë e Benjamin Netanyahu për keqinterpretimin dhe në rastin më të keq falsifikimin e kujtimit të Holokaustit. "Ata interpretojnë atë në një mënyrë nacionaliste," tha ai, dhe kjo vlen veçanërisht për vetë kryeministrin, Netanyahu. "Ai nuk e ka idenë, thjesht nuk e di se çfarë ndodhi," tha Bauer, i cili në të njëjtën intervistë e quajti qeverinë e Izraelit një koleksion të "fashistëve dhe fundamentalistëve fetarë nacionalistë të dhunshëm dhe kriminelë!

Krimet e vazhdueshme të qeverisë izraelite në Gaza nuk janë vetëm përgjegjëse për më shumë se 30,000 jetë të humbura, por edhe për shkatërrimin e shumë jetëve të tjera. Ata janë gjithashtu në procesin e zvarritjes për të gjithë ne, me një zbrazëti nihilizmi dhe impotence, prandaj çdo ditë që kalon bëhet edhe më e vështirë, nëse mirren seriozisht konceptet e të drejtave të njeriut, demokracia dhe humanizmi.

Autokratëve autoritarë dhe vrasës si Asadi i Sirisë dhe Putini i Rusisë u jepet një punë gjithnjë e më e lehtë për të mjegulluar linjat midis së drejtës dhe të gabuarës, midis demokracisë dhe diktaturës, ndërsa kundër forcat e mundshme të fashizmit shfryhen para syve tanë. Janë Shtetet e Bashkuara, ku Trump  mund të sigurohet për një fitore zgjedhore, pasi miqtë e dëshpëruar dhe të zhgënjyer të Palestinës tani i kthejnë shpinën Joe Biden. Në mbarë botën ne shohim se si hebrenjtë dhe myslimanët tani janë të ekspozuar ndaj nxitjes, ngacmimit dhe dhunës dhe se,  të drejtat themelore demokratike për t'u shprehur dhe për të demonstruar u janë hequr. Mjediset që më parë mund të bëheshin më të fortë duke qëndruar së bashku nuk gjejnë gjuhën e përbashkët dhe në të njëjtën kohë fashizmi vazhdon të rritet.

Në Angli qeveria konservatore së fundmi ka dalë me një përkufizim të ri të ekstremizmit, i cili mund të tingëllojë mirë në kohë, si kjo në të cilën jetojmë tani. Pra ashtu siç duhet të jemi të kujdesshëm ndaj shtrembërimit të holokaustit, duhet të ruhemi edhe nga "shtrembërimi i ekstremizmit". Greenpeace është ndër ata që kanë paralajmëruar protesta kundër përkufizimit të ri, i cili shkon aq larg sa barazon aktivizmin mjedisor, aktivizmin palestinez dhe antifashizmin me fashizmin dhe ideologjitë e tjera të dhunshme. "Ata po përpiqen të heshtin zërat që nuk duan t'i dëgjojnë," tha Will McCallum, i cili tha se po ndiqte gjurmët e autokracive në mbarë botën.

Një përkufizim i tillë  "ekstremizmi” për të cilin komisioni ynë vendas i ekstremizmit nuk është gjithashtu i huaj, bazohet në idenë se është polarizimi ai që sjell problemet  kryesore në kohën tonë dhe se përgjigja qëndron në mes të mesit të artë.Por, çka do ndodhë, nëse forcat autoritare të krahut të djathtë ndërtojnë një kombinim të pakënaqësisë popullore, nëpërmes të teorive të konspiracionit, cinizmit dhe kapitalit nga aktorët që mendojnë se demokracia është e keqe për biznesin?

-Po sikur të kemi nesër një kandidat presidencial amerikan që kërcënon me gjakderdhje nëse nuk përzgjidhet,?

Ai në një fjalim përshkruan emigrantët si gjarpërinj, pastaj lavdëron ekstremistët e krahut të djathtë që e ndihmuan atë në tentativën e grushtit të shtetit më 6 janar 2021!

-Po sikur të kemi një ministër izraelit të sigurisë që thotë në mënyrë eksplicite se jetët izraelite vlejnë më shumë se jetët e palestinezëve, dhe që janë në bashkësi me republikanët MAGA të Trumpit, të  cilët janë në fakt miqtë antisemitë të Izraelit?

-Po sikur të njëjtit republikanë të bllokojnë mbështetjen e armëve për luftën e ukrainasve kundër shtetit fashist rus, ndërkohë që vazhdojnë kryqëzatën e tyre anti-muslimane anti-antifa?

Shkurt, ajo që na duhet në kohën tonë është më shumë antifashizëm, më shumë aktivizëm për të ndaluar krimet e vazhdueshme kundër njerëzimit në Gaza, aleanca më të forta për të ulur emetimet klimatike dhe një përpjekje e intensifikuar kundër urrejtjes hebreje dhe myslimane….)

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat