Gjithashtu, kryeministri Albin Kurti është edhe njohës dhe mëkëmbës brilliant i doktrinës së diplomacisë preventive të Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945-2024), sepse vetëm në këtë kontekst e sheh perspektivën dhe ardhmërinë e bashkësisë së sotme ndërkombëtare, që me mjete dhe me veprime aktive paqësore të zgjidhen kontradiktat dhe problemet e ndryshme brenda aktorëve të saj relevantë, që garantojnë qëndrueshmërinë, bashkëpunimin, sigurinë kolektive paqësore, zhvillueshmërinë dhe mirëqenien e përgjithshme të mbarë njerëzimit, duke përjashtuar politikën e forcës si “mjetin e vetëm” në procesin e veprimit dhe të transformimit të bashkësisë së sotme ndërkombëtare.
Mirëpo, me gjithë njohjen e gjithanshme të sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare imponohen dy procese thelbësore që paralelisht zhvillohen, duke ndikuar dhe, duke e plotësuar njëri në tjetrin , si dhe, njëkohësisht, duke e ndërtuar tërësinë e marrëdhënieve ekonomiko-shoqërore, politike, juridike dhe diplomatike, që ne e quajmë sistem pozitiv juridik të marrëdhënieve ndërkombëtare.
-Sado që liderët e zgjuar me kapacitet të nevojshëm politik, diplomatik dhe juridik etj. të kenë aftësi për t’i kuptuar, zbatuar dhe interpretuar këto fenomene në dobi të inetersave të vendeve të tyre, këto varen pikësëpari nga shkalla e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të bashkësisë ndërkombëtare.
Kryeministri Albin Kurti është kryelideri më i ditur, më parimor, më i vendosur, më demokrat dhe, më vizionar e paqësor proamerikan dhe proevropian perëndimor!
- I cili mbron me fanatizëm konsekuent sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe interesat e tjera komplementare strategjike dhe gjeopolitike të Amerikës dhe aleatëve të saj evroperëndimorë në Ballkan. -JO të Serbisë dhe të Rusisë në Ukrainë dhe në Kosovë, përkatësisht në Ballkan e më gjerë në Evropë.
*** Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti:-“Duam paqe dhe bashkëpunim me fqinjtë, jo konflikte e as luftëra” ! MIrëpo, kjo nuk varet vetëm prej nesh, pra vetëm prej Kosovës demokratike.
-Duhet theksuar se, edhe në dy agresionet ilegale të Serbisë ndaj Kosovës: (1) Banjska, më 24 shtator 2023 dhe Kanali “Ibër-Lepenc” në Varaga të Zubin Potokut, më 29 dhjetor 2024 (që kishin për qëllim fillin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë), triumfoi parimi dhe objektivat strategjike të diplomacisë preventive paqësore të doktrinës së ish-sekretarëve të përgjithshëm të OKB-së: Dag Hamarsheld, Butros Butros Gali dhe Koffi Annan, të cilët në kohë të ndryshme të veprimit të OKB-së ( vitet ’50, ’60, ’70 , ’80 e ’90 të shekullit XX) për parandalimin dhe për zgjidhjen e problemeve në sistemin bipolar të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, sidomos gjatë luftës së ftohtë midis dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), hartuan dhe zbatuan parimet e rregullat e doktrinës dhe praktikës së diplomacisë preventive.
Këtë filozofi të politikës preventive paqësore të OKB-së e ndoqi edhe diplomacia preventive largpamëse e qeverisë më demokratike dhe paqësore e kryeministrit, strategut Albin Kurti, i cili triumfoi mbi diplomacinë antishqiptare alla serbo-ruse ballkanike, e cila përmes 2 agresioneve ilegale të fallangave mercenare subversive në Banjskë ( 24 shtator 2023) dhe në Kanalin “Ibër-Lepenc” të fshatit Varragë të Zubin Potokut tentoi të provokojë konfliktin e armatosur në Kosovën e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008).
Mirëpo, biri i madh i Ismail Qemalit, Albin Kurti dhe miku e partneri lojal strategjik i Amerikës , i NATO-s dhe i 22 vendeve anëtare të BE-së, minus Spanjës, Rumanisë, Qiprosë dhe Sllovakisë, ia arriti që këto 2 agresione ilegale të luftës speciale serbo-ruse (që kishin për qëllim jo vetëm destabilizimin e rendit, të sigurisë dhe të paqes në Kosovë, por edhe përflakjen e saj në terrorin dhe në gjenocidin e Serbisë së Slobodan Milosheviqit) t’i paralizonte me sukses, duke falënderuar forcave speciale policore të Kosovës, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë (Amerika dhe NATO).
“Aleanca e Shenjtë” serbo-ruse dështoi në Veriun e Kosovës !
Duke qenë se kryeministri Albin Kurti me diplomacinë e hollë vizionare e paqësore e “futi në xhepin e vogël” diplomacinë antishqiptare alla serbo-ruse ballkanike ,ngase e zbrapsi nga djegja e Kosovës në dy aktetet agresive ilegale: (1) Banjska, 24 shtator 2023 dhe (2) kanali “Ibër-Lepenc” në Varaga të Zubin Potokut, më 29 dhjetor 2024.
S’ka fjalë se, diplomacia e Kurtit triumfoi mbi diplomacinë antishqiptare alla serbo-ruse ballkanike
Së pari, diplomacia preventive paqësore e Albin Kurtit “futi në xhep” diplomacinë hibride agresive të presidentit Aleksandër Vuçiq dhe të aleatëve të tij rusë dhe rusofilë, të cilët katër vjet rresht bashkëpunuan ngusht për të përmbysur qeverinë demokratike dhe paqësore të drejtuar nga Albin Kurti. Mirëpo, fal strategjisë së diplomacisë preventive të kryeministrit Albin Kurti, të gjitha përpjekjet dhe veprimet e politikës së kërcënimit dhe të përdorimit të forcës së projektuar, financuar, mbështetur nga regjimi kolonial dhe militarist i Serbisë. jo vetëm verbalisht në masmedia të ndryshme serbe dhe të huaja, por edhe përmes së aksioneve të luftës speciale subversive të ndërhyrjes në punë të brendshme të Kosovës.
Diplomacia preventive paqësore e Albin Kurtit “futi në xhep” diplomacinë hibride agresive të presidentit Aleksandër Vuçiq!
Paralizimi dhe bllokimi i Dialogut të Brukselit, është meritë e diplomacisë së Albin Kurtit. Ndryshe , tani në Kosovë do të kishim një “ republikë të vogël serbe” sikurse “republikën serbe të Bosnjës”, ku sipas këtij modeli të zgjerimit të Serbisë së Madhe, do të vinte në shprehje asgjësimi i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke e ndarë dhe copëtuar në kantone dhe në “zadruga” të ndryshme nën kapuçin kolonial dhe hegjemonist të Serbisë së Nikola Pashiqit, të Slobodan Milosheviqit dhe të batakëve të tyre filoserbë.
Mirëpo, këtë “kënaqësi” dhe këtë “idil” për rikthimin dhe, për fuqizimin e Serbisë së Madhe në Kosovë, duke u bazuar në “gurthemelin” e “Zajednicës serbe), STRATEGJIA PREVENTIVE KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËARE E KRYEMINISTRIT ALBIN KURTI, E VARROSI PËRGJIRTHMONË, DUKE MOS E LEJUAR TË FORMOHET NË TRUALLIN E KOSOVËS SHQIPTARE.
Pse të mos thuhet se kjo strategji triumfuese e kryeministrit patriot, të ditur, të guximshëm dhe largpamës në mbrojtjen e interesave jetike-vitale të shtetit të pavarur dhe sovran, ishte SHKAKTARI KRYESOR, pse tandemi ndërmjetës i Dialogut të Brukselit (2011-2024) Borell-Lajçak i propozuan BE-së që Kosovën ta fuste nën sanksione ndërkombëtare, gjoja në emër të “mosbashkërendimit të mjaftueshëm me faktorët evropianë ndërkombëtarë (kuinti).
Mirëpo, kjo akuzë politiko-propagandistike e ndikuar nga pala negocuiese serbe, e kryesuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqiq, nuk kishte kurrfarë baze ligjore juridike, as kushtetuese e as evropiane ndërkombëtare, sepse kryeministri Albin Kurti bashkëpunonte ngusht me partnerët e Kuintit, me NATO-n dhe me Amerikën për mbrojtjen e rendit, të ligjit, të Kushtetutës, të sigurisë, të stabilitetit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga çdo akt dhe përpjekje agresive të Serbisë në cenimin e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës.
Për zbatimin e kësaj startegjie preventive në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, askush nuk ka të drejtë që Kurtin dhe qeverinë e tij, ta vërë nën sanksione ndërkombëtare, ngase ligjërisht (sips Kartës së OKB-së dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare) nuk përbëjnë kurrfarë vepre penale ndërkombëtare,por in medias res janë në përligjjen e Kartës së OKB-së, të Dokumentit Përfundimtar të Helsinikit të OSBE-së (1975), të konventave, të marrëveshjeve, të protokolleve dhe të rezolutave e të deklaratave të OKB-së në mbrojtjen e së drejtës së vetëvendosjes dhe të shkolonizimit të popujve dhe vendeve të kolonizuara.
Nuk ka asnjë dilemë se, kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti gjatë mandatit 4-vjeçar (shkurt 2021 – dhjetor 2024) me sukses ka menaxhuar qeverisjen e krizave politike ekzistuese në Kosovë në bashkëpunim dhe në dakordim me diplomacinë ndërkombëtare të partnerëve tanë evropianoperëndimorë.
Tanimë Dialogu i Brukselit dhe “Zajednca” kanë falimentuar, me gjithë kontaktet sporadike të kryenegociatorëve në Bruksel me Borellin dhe me Lajçakun
-Dy nga problemet më të mëdha, që paraprakisht me dhjetëra vite e rëndonin politikën qeverisëse të Kosovës ishin : (1) Luftimi kundër korrupsionit mafioz shtetëror dhe (2) Bllokimi i “Srpska zajednicës” së “Listës serbe, që me çdo kusht dhe, me ndihmën ndërmjetësuese të emisarëve të BE-së, Josep Borell dhe Mirsolav Lajçak, donin ta formomin në Kosovë. Mirëpo, kryeministri Albin Kurti ia arriti, që me diplomacinë e tij të mprehtë strategjike të nivelit sipran të Henry Kisinxherit në mbrojtjen e interesit nacional dhe shtetëror, që ta bllokonte edhe strategjinë dhe taktikën diplomatike serbomadhe (të favorizuara nga ndërmjetësit e BE-së, Borell dhe Lajçak), si dhe të mbështetura nga Moska e Vladimir Putinit dhe e Sergej Lavrovit.
-Kështu, strategjia diplomatike e Albin Kurtit “ Ia futi dy këmbët në një këpucë” Serbisë dhe aleatëve të saj serbo-rusë, duke bllokuar aksionet terroriste ilegale paramilitare dhe policore në përpjekjet për të ndezur luftën në Kosovë, me qëllim të asgjësimit të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008).
Pse deri tani OKB-ja dhe BE-ja nuk i ndëshkuan ndërhyrjet agresive të Beogradit në punë të brendshme të Kosovës ?
-Veç ndërhyrjeve të tjera kërcënuese të Serbisë kolonialiste dhe militariste në territorin e Republikës së Kosovës (2000-2024), edhe këto dy agresione: (1) Agresioni direkt i armatosur kundër Banjskës me më shumë se “30” terroristë ilegalë policë e paramilitarë serbë të pajisur me shumë municion dhe me arsenal të armëve të ndryshme, sulmuan Banjskën, më 24 shtator 2023, si dhe (2) Më 29 nëntor 2024, një grup ende i paidentifikuar terroristësh serbë sulmuan kanalin “Ibër-Lepenc” në fshatin Varaga të Zubin Potokut. Mirëpo, të dy këto aksione agresive të Serbisë u shmangën, para së gjithash, duke në saje të strategjisë vizionare , të përgatitjes së lartë profesionale ,të guximit dhe të gatishmërisë për të vepruar në terren kundër formave dhe taktikave të luftës speciale të forcave policore të sigurisë, paramilitare dhe militare të Serbisë së Aleksandër Vuçiqir (president), të Ivica Daçiqit, të Aleksandër Vulinit, të Ana Bërnabiqit…etj.
Për sukseset e diplomacisë preventive mbrojtëse të kryeministrit aktual, Albin Kurti flasin edhe këto fakte të veprimtarit politik, Luan Gacaferit (pjesëtar i Partisë “Guxo”),dhënë gazetës “Bota Sot”, 3 dhjetor 2024:” Se djali i kombit (Albin Kurti – M.H.) e shporri dinarin serb në Kosovë, shporri targat e Millosheviqit në Kosovë, shporri zgjedhjet serbe në Kosovë, shporri kriminelët terroristë serbë nga Kosova, e shporri Milan Radoiçiqin nga Kosova dhe krejt në fund Djali i Kombit e çliroi Kosovën pas 22 vitesh cep më cep.” (“Bota Sot”, 3.12.2024).
Në vend se me këto të arrira të politikës dhe të diplomacisë preventive të Henry Kisingerit të Kosovës, të mburrej çdo shqiptar si brenda, ashtu edhe jashtë saj, del një Lutfi Hazir i LDK-së atje në Gjilan, dhe hiq më pak, (një qeveri të tillë të sukseshme demokratike parlamentare dhe paqësore shqiptare, të udhëhequr nga “Biri i Kombit” siç e ka quajtur me të drejtë z. Luan Gacaferi) e ka quajtur : “Regjim” !?
Ky ka deklaruar sa e sa herë, se në negociatat serbo-shqiptare në Vjenë për Kosovën, të drejtuara nga emisari special i OKB-së, Marti Ahtosari, i “kanë bërë koncesione të dhimbshme Sersbisë”.
-Po, kjo është më se e vërtetë, sepse Lutfi Haziri me grupin e tij, pikësëpari kanë “decentralizuar” (kanë copëtuar) territorin e Kosovës, duke e shndërruar në komuna serbe dhe në”srpska zajednica” me shumicë serbe. Çdo fshat serb e kanë bërë komunë serbe nga frika e humbjes së pushtetit dhe nga “thupra” e faktorëve ndërkombëtarë. Kështu pa kurrfarë dhembjeje kanë copëtuar serbizuar territorin autokton shqiptar të Kosovës. Veç kësaj, ai fare grupi fatkeq ka bërë krim sui generis,duke shkelur të drejtën historike dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve, duke qenë se veç “komunomanisë” serbomadhe të enklavave dhe të eksklavave,kishave dhe manastireve serbe në Kosovë iu kanë falur me qindra hektarë tokë me të drejtë ekstraterritorialiteti (sikurse ato të kishin pasur statusin e jurisdiksionit të ambasadave të huaja në territorin shtetëror e Kosovës) !?
Ky është injoranca dhe tradhtia e tyre ndaj interesit të përgjithshëm të kombit shqiptar dhe Kosovës së Shqipërisë Etnike. Sikur të kishte pasur shtet të mirëfilltë, “Luta” me të gjithë “lutanët” e tjerë, të cilët me “Planin e Marti Ahtisarit” e kanë copëtuar territorin e Kosovës, do të duhej të kishin qenë të të gjithë në burg për veprat e tyre penale-tradhti ndaj kombit dhe ndaj shtetit të Kosovës. Këtyre fare “lutanave” nuk duhet hedhur kurrë votën, sepse asgjë të mirë popullit dhe Kosovës nuk i kanë sjellë veç shfrytëzimit , mashtrimit dhe vafrërisë, papunësisë, burgosjes dhe vrasjes masive nga regjimi çetniko-fashist gjenocidal i Slobodan Milosheviqit! KY ishte “regjim” i Slobodan Milosheviqit, jo qeveria demokratike parlamentare dhe paqësore e Albin Kurtit, e cila disa herë brenda mandatit të saj e shpëtoi Kosovën nga agresioni dhe terrori i regjimit të Aleksandër Vuçiqit (2012-2024).
Mirëpo, shihet se, edhe pas 30 vitesh ky “qatip në politikë” nuk di ta bëjë dallimin mes këtyre dy koncepteve asimetrike për nga përmbajtja e tyre: “qeveri demokratike” dhe “regjim vrastar kriminal-mafioz-gjenocidal” !?
S’ka rezon vazhdimi i Dialogut të Brukselit pa vënien nën sanksione ndërkombëtare të Serbisë për shkak të ndërhyrjeve agresive në Kosovë.
Urgjentisht, Serbia agresore dhe ndërhyrëse në çështjet e brendshme të Kosovës (2000-2024), të vihet nën sanksione ndërkombëtare !
- O, shpërthimi i luftës në Kosovë është vetëm “çështje orësh” të dakordimit të narrëveshjes Vladimir Putin-Aleksandër Vuçiq !
- -Çdo vonesë e ndërmarrjes së diplomacisë preventive për sanksionimin e Serbisë sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara (KREU VII, Veprime në rast të rrezikimit të paqes, të prishjes së paqes dhe të kryerjes së një akti agresioni : Neni 39,40, 41 dhe 42)/ Karta e OKB-së, 1978, f.35-37/, mund të përfundojë me fatalitet për shtetin e pavarur të Kosovës, ashtu sikurse invadimi i Ukrainës nga agresioni i Rusisë së Putinit.