Ky është plani i Putinit për Evropën pas luftës në Ukrainë!

Analiza

Ky është plani i Putinit për Evropën pas luftës në Ukrainë!

Nga: Eivin Kristensen Vangsnes Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 14:15
Vladimir Putin

Në fillim të kësaj jave, presidenti amerikan Donald Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin do të miratonte një forcë paqeruajtëse evropiane në Ukrainë.

Kurse në anën tjetër kjo kundërtohet  nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov; vendosja e trupave "do t'i japë frymë më tej konfliktit dhe do të minojë të gjitha përpjekjet për ta qetësuar atë,"!

Rusia nuk dëshiron që të ketë një vijë gjeografike e cila ndan të dy palët,  në pjesën  ukrainase dhe ruse. Ai këmbëngul për katër qarqet; Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson, me bindjen se  ato i përkasin Rusisë në tërësi, edhe pse nuk kontrollohen plotësisht nga Rusia!

Rusët ndoshta e kanë kuptuar se nuk mund ta fitojnë luftën dhe të marrin të gjithë Ukrainën!

Kështu deklaron Rasmus Brun Pedersen, ekspert i politikave të sigurisë dhe profesor i asociuar në Universitetin Aarhus, për gazetën daneze BT.

Eksperti danez i sigurisë mendon se Rusia ende nuk do të heqë dorë nga territoret ukrainase që ka pushtuar dhe aneksuar. Ai është i bindur se një marrëveshje paqeje ku Rusia ruan territoret e pushtuara do të vendosë themelet për ndikimin e mëtejshëm rus në Ukrainë dhe vende të tjera.

-Pra, një pjesë qendrore e të menduarit rus është se ata ushtrojnë ndikimin e tyre përmes luftës hibride dhe financimit të partive pro-ruse dhe antidemokratike.

Pedersen thotë se qëllimi është të krijohet kaos dhe mosbesim tek ata që janë në pushtet në Ukrainë dhe në afat të gjatë të arrihet një qeveri besnike ndaj Kremlinit.

"Kjo strategji ua bën më të lehtë të administrojnë pjesë të tjera të territorit ukrainas," thotë ai.

Gjeneral-lejtnant në pension Arne Bård Dalhaug pajtohet me pjesë të analizës së ekspertit danez.

Megjithatë, nuk beson se Rusia ka hequr dorë nga ambiciet e saj që Ukraina të pushojë së ekzistuari si një shtet i pavarur.

- Një nga gjërat më të rëndësishme në “një marrëveshje paqeje”nga pala ruse është se ajo u mundëson atyre të marrin të gjithë Ukrainën më vonë.

Sipas ekspertit norvegjez, këtu  përfshihen dy komponentë:

- Jo forcave perëndimore në Ukrainë dhe kërkesave për shkurtime të rënda në mbrojtjen e Ukrainës. Është sinjalizuar se Rusia qëndron e vendosur në këtë, por ai mendon se paqja e qëndrueshme varet nga sigurimi i garancive të sigurisë nga ana e Perëndimit.

Por me një prani të reduktuar amerikane, Ukraina duhet të bëhet edhe më e rëndësishme për sigurinë evropiane, thotë Dalhaug.

Donald Trump ka bërë përpjekje të mëdha për të hedhur dyshime nëse Evropa mund të llogarisë në garancitë amerikane të sigurisë në të ardhmen. Midis vendeve evropiane, ekziston frika se Rusia mund të sulmojë përfundimisht vendet e NATO-s.

Danezi  Pedersen nuk mendon se kjo është realiste.

“Në atë rast, rusët duhet ta dinë se SHBA-të nuk do të përgjigjen dhe ne nuk jemi ende aty”, thotë ai për BT.

Dalhaug, megjithatë, beson se tani ka një gjasë të shtuar për një sulm rus të NATO-s, sepse një rol  i pasigurt i Shteteve të Bashkuara rrit mundësinë e operacioneve kundër vendeve të NATO-s, thotë eksperti norvegjez.

Të dy ekspertët e sigurisë kanë frikë se Putini do të forcojë kontrollin e tij ndaj ish-anëtarëve të Bashkimit Sovjetik. Ata theksojnë Moldavinë dhe Gjeorgjinë mbrenda sferës  së  interesit të Rusisë.

"Unë besoj se Putini do të sigurojë ndikimin rus në Moldavi pasi të përfundojë lufta në Ukrainë", thotë Pedersen. Nëse Rusia del mirë nga lufta, ata ndoshta do të përpiqen të rrisin ndikimin e tyre edhe në vende të tjera të interesit strategjik, thotë Dalhaug!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat