Keniani Korir fiton

Atletika

Keniani Korir fiton

Më: 21 prill 2026 Në ora: 11:26
Keniani John Korir

Keniani John Korir fiton Maratonën e Bostonit, garën më të vjetër në botë prej 42.197 km, në vitin e saj të 130-të, duke vendosur një kohë rekord prej 2:01:52.

Ai la pas tanzanianin Felix Alphonce Simbu, kampion bote në Tokio 2025, i cili përfundoi i dyti në 2:02:47.

Pastaj kenianin tjetër Benson Kipruto, gjithashtu fitues në edicionin e vitit 2021, i cili përfundoi i treti me kohën 2:02:50.

Maratona e Bostonit u zhvillua sipas traditës së Patriot’s Day, të hënën e tretë të prillit, e cila përkujton fillimin e Luftës Revolucionare Amerikane, duke filluar në Hopkinton dhe duke përfunduar në Sheshin Copley.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat