Atletja e Llapit të Podujevës, Medina Kutleshi, ka treguar formë të mirë në Mitingun Ndërkombëtar që u mbajt në Shkup.
Medina Kutleshi kthehet me medalje të artë, për çka drejtuesit e klubit janë të ngazëllyer,
“Medina Kutleshi shkëlqeu në Mitingun Ndërkombëtar të Organizuar nga Federata Atletike e Maqedonisë duke rrëmbyer medaljen e artë në këtë garë!
Në Mitingun Ndërkombëtar, hapja e sezonës të mbajtur në Shkup, Medina Kutleshi vrapoi në disiplinën 400 metra dhe bëri personal best me rezultat 57”59, 920pike te IAAF-it ky rezultat është edhe rezultati më i mirë i Klubit në 400 metra.
Kryesia e Klubit e uron Medinën për rezultatin e arritur dhe i uron suksese në garat e radhës.
Po ashtu ju urojmë suksese edhe atleteve tjera në garat e radhës nga të cilat presim rezultate të larta përgjatë këtij sezoni”, shkruan mes të tjera në faqen e klubit llapjan.