Jaguar ka publikuar imazhe të tjera paraprake të konceptit të saj të ardhshëm Design Vision, duke treguar se si logoja e Leaper do të përdoret në veturat e saj të reja.
Duket se fsheh një kamerë të pasme, e cila mund të nënkuptojë përdorimin e kamerave për pamje, e jo pasqyra tradicionale.
Ai gjithashtu shfaqi përmasat dramatike të konceptit.
“Ne po krijojmë Jaguar për të ardhmen, duke rivendosur statusin e saj si një markë që pasuron jetën e klientëve tanë dhe komunitetit Jaguar”, tha shefi i JLR, Gerry McGovern.
Bëhet e ditur se koncepti do të shfaqet i plotë më 2 dhjetor në Miami Art Week në Florida, SHBA.