BMW krijon veturën ikonike të videolojës së famshme Need for Speed

Auto

BMW krijon veturën ikonike të videolojës së famshme Need for Speed

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 22:12
BMW

BMW dhe Electronic Arts kanë bashkëpunuar për të krijuar një ikonë të videolojës Need for Speed: Most Wanted të vitit 2025.

Bëhet e ditur se vetura e veçantë M3 GTR do të ekspozohet në BMW Welt në Mynih të Gjermanisë, nga 27 nëntori deri më 6 janar.

Ajo ka një mbështjellës me ngjyrë të argjendtë dhe të kaltër.

“Modeli M3 GTR është një nga veturat më të njohura në historinë e Need for Speed, kështu që për përvjetorin e 30-të ne donim të bënim diçka të veçantë”, tha drejtori i lartë kreativ i Need for Speed: Unbound, John Stanley.

Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të drejtoni një BMW tjetër, por një me dy rrota – BMW S 1000 RR.

Është motoçikleta e parë në një seri NFS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat