Bernie Eccleston po organizon një shitje të madhe. Ish-lideri i Formula 1 ka vendosur t’u thotë lamtumirë 69 veturave nga garat e Grand Prix dhe Formula 1, të cilat i ka grumbulluar gjatë 50 viteve të fundit.
Shumë nga veturat që ai ka blerë gjatë gjysmëshekullit të fundit nuk janë shfaqur kurrë për publikun, duke e bërë këtë shitje një mundësi unike për koleksionistët e vërtetë.
Eccleston po shet Ferrarin të drejtuar nga Niki Lauda dhe Michael Schumacher. Koleksioni i tij përfshin gjithashtu Brabham BT46B të famshëm, i projektuar nga Gordon Murray, i cili mori pjesë në vetëm një garë – Çmimin e Madh të Suedisë në 1978, kur ai fitoi me më shumë se 30 sekonda.
Ndër veturat në shitje janë Vanwall VW10, e drejtuar nga Stirling Moss, Ferrari i parë që mundi një Alfa Romeo, si dhe Ferrari Dino me të cilin Mike Hawthorne fitoi kampionatin.
Ka edhe Ferrari 375 F1, me të cilin Alberto Ascari fitoi Çmimin e Madh të Italisë, Ferrari i parë 312 F1 dhe Maserati 250F, transmeton Telegrafi.
Ecclestone, i cili tani është 94 vjeç, u bë pjesë e botës së Formula 1 në vitet e 50-ta.
Ai vendosi të shesë koleksionin e tij tani, sepse siç thotë ai, “ka ardhur koha të mendojmë se çfarë do të ndodhë me ta pasi të iki”.
Veturat vlerësohen në më shumë se 400 milionë euro. Ai gjithashtu shtoi se nuk dëshiron që gruaja e tij të merret me vetura pasi ai të largohet nga kjo botë.