Prodhuesi gjerman i ulëseve të veturave Recaro shpëtoi nga falimentimi me investimin e kompanisë italiane Proma Group.
Recaro, e cila punëson 215 njerëz në degën e saj gjermane në “Kirchheim unter Teck”, ka qenë në vështirësi financiare dhe menaxhimi u paraqit për falimentim në muajin korrik.
Me hyrjen e Proma Group si investitor, vijimi i prodhimit pritet në fillim të vitit të ardhshëm. Selia gjermane, e cila përfshin gjithashtu një fabrikë prodhimi, do të vazhdojë të luajë një rol në të ardhmen e kompanisë.
Proma Group është një lojtar i rëndësishëm në prodhimin e ulëseve të veturave dhe menaxhon 26 fabrika në tre kontinente. Në kuadër të marrëveshjes me gjermanët, është planifikuar që një pjesë e prodhimit të Recaro të zhvendoset në fabrikat e Promas në Itali.
Kjo lëvizje nga Proma është pjesë e një strategjie më të gjerë për të siguruar operacione më efikase dhe ulje të kostos në kompani. Zëdhënësja e Proma Group shprehet se shohin potencial të madh te Recaro Automotive dhe se duan ta rikthejnë kompaninë në rrugën e duhur.
“Ne besojmë fort në të ardhmen e Recaros dhe aftësinë tonë për të përdorur sinergjinë ndërmjet kompanive”, tha zëdhënësi.
Recaro ka qenë një furnizues i rëndësishëm i ulëseve të automjeteve për shumë vite, veçanërisht në automobilat e orientuara nga performanca.