Lamborghini është një nga prodhuesit e automjeteve që merr pjesë në eventin Art Basel në Miami.
Por, ajo që ka tërhequr vëmendje është deklarata që dha marka luksoze për bojën e një Urusi.
Po, Urusi në fjalë ka bojë të vërtetë e jo mbështjellës.
Përfshin katër ngjyra dhe u deshën 230 orë për ta përfunduar, sipas markës.
Bëhet e ditur se modeli kompleks u krijua nga grupi i brendshëm i Lambo Ad Personam për të treguar atë që është e mundur, nëse blerësit duan diçka unike me blerjen e automjetit të tyre të ri.
Në këtë rast, dizajnerët theksuan pjesën e jashtme standarde me vija të spikatura.
Sipas drejtorit të dizajnit të Lamborghini, Mitja Borkert, frymëzimi është “stili i gjallë i jetës së Miamit dhe diversiteti i tij”.
Natyrisht, puna e bojës 230-orëshe u aplikua në një Urus SE, versioni më i fundit dhe më i fuqishëm i SUV-së.
Fuqia e tij hibride plug-in shton një motor elektrik për të plotësuar V-8 tashmë të fortë me dy turbo.
Duke punuar së bashku, Urus SE nxjerr 789 kuaj fuqi të kombinuar.