Një “raketë” e re nga Çekia: Kjo është Boheme e Pragës

Auto

Një “raketë” e re nga Çekia: Kjo është Boheme e Pragës

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Është Skoda, është birra, por Republika Çeke ka shumë më tepër për të ofruar. Këtu është një shembull i mirë për këtë.

Praga Boheme me vlerë 1.5 milion euro është një superveturë nga një kompani që prodhonte pjesë kamionësh nën regjimin komunist dhe tani është storie të suksesit.

Kjo superveturë peshon pak më shumë se një ton dhe ka një turbo dyfishtë 3.8-litërsh V6 me 700 kuaj/fuqi dhe një shpejtësi maksimale prej rreth 320 km/h.

Ai shkon nga 0 në 100 km/h në vetëm 2.3 sekonda, dhe është rezultat i shtatë viteve të zhvillimit dhe kopja e parë iu shit një klienti në Holandë.

Ish-piloti i F1 Romain Grosjean ka punuar gjithashtu në Bohemia, i cili tha se “në rrugë ju keni një udhëtim të qetë dhe mund të flisni me pasagjerin pa probleme, dhe në pistë ndjenja ndryshon dhe mund të kaloni kufijtë”.

Të gjitha materialet për një atmosferë të tillë janë të integruara në superveturë, nga përbërësit e karbonit deri te titani. Pjesa e brendshme është e përqendruar në drejtimin e shpejtë me një përzierje fibër karboni, Alcantara dhe lëkure.

Ndryshe, do të prodhohen vetëm 80 njësi gjatë katër viteve të ardhshme. Njëzet do të shiten në Evropë, 24 në SHBA, 12 në Lindjen e Mesme, 16 në Azinë Jugore dhe 12 në Japoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat