Mercedes-AMG PureSpeed ​​prezantohet ekskluzivisht në Abu Dhabi

Auto

Mercedes-AMG PureSpeed ​​prezantohet ekskluzivisht në Abu Dhabi

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 14:14
Mercedes-AMG PureSpeed

Pasi koncepti u shfaq premierë gjatë garës F1 për Çmimin e Madh të Monakos, Mercedes-Benz prezantoi zyrtarisht modelin ekskluziv të Mercedes-AMG PureSpeed ​​në Abu Dhabi.

Është modeli i parë nga familja e re Mythos, i cili do të prodhohet në vetëm 250 njësi.

Vetura është e bazuar në modelin ekzistues SL, por është modifikuar gjerësisht dhe do të jetë shumë më e shtrenjtë.

Image
Mercedes-AMG PureSpeed

Duke pasur parasysh faktin se është speedster, vetura nuk ka xhamin e përparmë tradicional dhe shtyllat A, por një sistem halo të frymëzuar nga Formula 1, i cili është bërë nga çeliku me rezistencë të lartë për të mbrojtur pasagjerët.

Dizajni është shumë i ngjashëm me Mercedes-AMG GT Speedster, i cili u prodhua nga kompania gjermane Bussink disa vite më parë.

Image
Mercedes-AMG PureSpeed

Çdo PureSpeed ​​ka një maskë të përparme shumë të ngjashme me atë të standardit SL, por janë bërë disa ndryshime të rëndësishme.

Për shembull, hyrjet janë ridizajnuar, dhe ka gjithashtu një kapak unik që kontribuon në aerodinamikë.

Një difuzor i pasmë i personalizuar dhe kapaku i bagazhit janë modifikuar gjithashtu për të kompensuar mungesën e një çatie.

Elementi aktiv aerodinamik është “fshehur” në trupin e zgjatur dhe rrit forcën poshtë në boshtin e përparmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat