Ford Mustang GTD është vetura më e shpejtë amerikane në pistën e famshme “Nürburgring”.
Veturat amerikane rrallë mund të konkurrojnë me ato evropiane në këto situata, por “Super Mustang” mund të sfidojë edhe më të fortët.
“Dua të shoh Porsche-n, Aston Martin-in dhe Mercedesin të lodhen”, tha shefi i Ford-it, Jim Farley kur u zbulua Mustang GTD.
Me më shumë se 800 kuaj fuqi dhe lëvizje me rrota të pasme, GTD është në thelb një version legal i Ford-it Mustang GT3 dhe në letër tashmë dukej sikur do të përmbushte dëshirat e Farley-t.
Mustang GTD më në fund doli në “Nürburgring” dhe arriti të arrijë një kohë nën shtatë minuta – konkretisht, 6:57:66. Me këtë, ajo u bë makina e parë amerikane që kaloi pistën kaq shpejt.
Pavarësisht rekordit të ri, Farley beson se ata kanë shumë më tepër për të ofruar.
“Ekipi që qëndron pas Mustang GTD ka zbatuar atë që kemi mësuar gjatë dekadave në pistë, dhe ka krijuar një Mustang që mund të konkurrojë me superveturat më të mira në botë”, tha Farley.
“Ne jemi krenarë që jemi prodhuesi i parë amerikan, vetura e të cilit kalon ‘Nürburgring’ në më pak se shtatë minuta, por nuk jemi të kënaqur. Ne e dimë se ka shumë hapësirë për përmirësim. Ne do të kthehemi”, tha Farley pas këtij rezultati të madh.