Markat më të vlefshme të luksit në botë në 2024 – Kompanitë evropiane rrisin konkurrencën

Auto

Markat më të vlefshme të luksit në botë në 2024 – Kompanitë evropiane rrisin konkurrencën

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Shitja e mallrave të luksit, pavarësisht inflacionit që ka goditur botën, është mjaft e qëndrueshme dhe madje në rritje globale

Çdo vit, konsulenca kryesore për vlerësimin e markave Brand Finance vë në provë 5000 nga markat më të mëdha dhe publikon mbi 100 raporte, duke renditur markat në të gjithë sektorët dhe vendet.

Ne sjellim vlerën e vlerësuar të 10 markave më të vlefshme të luksit në vitin 2024.

Image
Ilustrim

Industria e mallrave luksoze, e cila, përveç modës, përfshin kozmetikë, aroma, ora, bizhuteri, çanta dhe makina, po rritet vit pas viti.

Në vend të parë është Porsche, me vlerë 43.1 miliardë dollarë, e cila ka kaluar Louis Vuitton, me vlerë 32.2 miliardë dollarë.

Chanel është në vendin e tretë, e ndjekur nga markat Hermes, Gucci dhe Dior.

Lista përfshin gjithashtu Rolex, Cartier, Ferrari dhe Tiffany & Co. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat