E mbani mend kur Bugatti tha se do të tërhiqej nga shënimi i rekordeve botërore në shtator 2019?
Mendimi ka ndryshuar që atëherë, poashtu edhe objektivat e kompanisë.
Ndërmarrja e përbashkët Bugatti Rimac e sapothemeluar, tashmë ka thyer një rekord.
Mistral është tani vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë.
Ai ndjek dy Veyron dhe një Chiron. Ndërsa për herë të parë, modelet janë paraqitur së bashku.
Të kombinuara, veturat nxjerrin 5,520 kuaj fuqi nga motorët e tyre.
Ndryshe, përveç motorëve mbresëlënës të fuqishëm, katër hiperveturat kanë bërë histori edhe duke vendosur rekorde shpejtësie.