Një video dramatike shfaq një të ri duke filmuar veten dhe afganët tjerë, që kishin hipur dhunshëm në aeroplanin transportues të ushtrisë amerikane, që po ngrihej nga pista e aeroportit të Kabulit – gjatë përpjekjeve për t’u arratisur nga vendi.
Pamjet janë filmuar të hënën, ku i riu shihet para turmës që po mbaheshin në dyert e metalta të aeroplanit transportues që po bëhej gati të ngrihej në ajër.
Megjithatë numri i madh dhe turma e pushtuar nga frika, ka bërë që dy prej tyre të humbin jetën – duke u rrëzuar nga aeroplani gjigant C-17 Globemaster që ishte ngritur në ajër.
Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se shtatë persona janë vrarë – përfshirë dy që janë qëlluar nga ushtarët amerikanë, pasi turma tentonte me dhunë të futej në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit.
Gjithçka ndodhi pasi ushtria amerikane filloi me evakuimin e punonjësve të ambasadës amerikane në Kabul dhe diplomatëve tjerë perëndimorë.