Ky shtet miraton dozën e tretë të vaksinës

Azia

Ky shtet miraton dozën e tretë të vaksinës

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Personat në moshën mbi 40 vjeç dhe mësuesve në Izrael do t’u ofrohet një dozë e tretë e vaksinës anti-COVID-19. Qeveria izraelite po zgjeron fushatën e saj të vaksinimit e cila do të mbrojë qytetarët nga varianti Delta.

Ky vendim i ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan planet për të ofruar doza përforcuese për të gjithë amerikanët. Joe Biden u shpreh se ai dhe zonja e parë Jill Biden po  planifikojnë të marrim një dozë tjetër përforcuese ndërsa kritikët shprehen se miliona persona në të gjithë botën janë ende të pavaksinuar.

Vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Francën dhe Gjermaninë po planifikojnë fushata të ngjashme vaksinimi.

Izraeli filloi të administrojë dozat e treta për njerëzit mbi 60 vjeç në muajin Korrik. Ministria e Shëndetësisë përmendi dobësimin e imunitetit, si dhe infektueshmërinë e lartë nga variantit Delta.

Më shumë se një milion prej popullsisë 9.3 milionëshe të Izraelit që atëherë kanë marrë dozën e tretë. Studimet kanë nxjerrë në pah se rënia e efektshmërisë së vaksinave është më e dukshme në moshën mbi 35 vjeç, por ekspertët thonë se vaksinat sërish mbeten efektive ndaj shumicës së varianteve të Covid-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat