“Do ju shkatërrojmë”/ Nisen qindra luftëtarë talebanë. I pret “Luani” i Panjshirit!

Azia

“Do ju shkatërrojmë”/ Nisen qindra luftëtarë talebanë. I pret “Luani” i Panjshirit!

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 18:27
Foto

Talebanët njoftuan se qindra luftëtarë kanë marrë rrugën drejt Luginës së Panjshirit, e vetmja që nuk është nën kontrollin e tyre.

Grupi militant njoftoi përmes llogarisë së tij në Twitter se luftëtarët po i drejtohen zonës pas refuzimit të autoriteteve lokale për ta dorëzuar atë paqësisht. Që prej marrjes së pushtetit prej talebanëve, mijëra vetë u nisën drejt Panjshirit ku po organizohet rezistenca kundër regjimit të ri.

AFP thotë se në këtë rajon, Ahmad Massoud, djali i komandanti legjendar anti-taleben Ahmad Shah Massoud, mendohet të ketë grumbulluar një forcë prej gati 9000 vetësh, të gatshëm të luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut. Ata kanë nisur të stërviten e kanë mbledhur edhe një sërë pajisjesh ushtarake, përfshirë dhe autoblinda.

“Talebanët nuk do të rezistojnë gjatë po vazhduan ne rrugën e dhunës. Ne jemi gati të mbrojmë Afganistanin dhe paralajmërojmë se do të derdhet gjak i madh”, tha Massoud, i mbiquajtur “Luani i Panjshirit”. Rezistenca anti-talebanëve është vënë në lëvizje dheë ka shënuar fitoren e parë.

Vetëm disa ditë pasi grupi islamik rivendosi kontrollin e tij në pjesën më të madhe të vendit, luftëtarë opozitarë, besnikë ndaj qeverisë së përmbysur të Afganistanit kanë rimarrë tre rajone veriore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat