Pasi që tetari Rylee McCollum, 20 vjeç, zbarkoi në Afganistan me njësinë e tij Detare, babai i tij, Jim, filloi të kontrollonte telefonin e tij për një pikë të vogël të gjelbër. McCollum nuk kishte qenë në gjendje të fliste me djalin e tij, por pika e gjelbër pranë emrit të Rylee në një aplikacion mesazhesh do të thoshte se ai ishte online. Se ai ishte akoma mirë.
Kur erdhi lajmi se një sulmues vetëvrasës vrau 13 ushtarë amerikanë jashtë aeroportit në Kabul të enjten, babai i tetarit kontrolloi përsëri për pikën. Djali i tij ishte në dislokimin e tij të parë jashtë shtetit, ishte martuar kohët e fundit dhe ishte gati të bëhej baba. McCollum i dërgoi mesazh djalit të tij: “Hej burrë, a je mirë?”
Por pika jeshile ishte zhdukur.
“Në zemrën time dje pasdite, e dija,” McCollum.
Të premten, tetari McCollum u bë një nga viktimat e para amerikane që u identifikua publikisht në sulmin që vrau gjithashtu të paktën 170 afganë. Ishte numri më i lartë i vdekjeve të SHBA-së në një incident të vetëm në Afganistan në 10 vjet. Vdekja e tij u konfirmua nga babai i tij dhe nga guvernatori i Wyoming, Mark Gordon, raporton The New York Times.
Ndërsa Departamenti i Mbrojtjes nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare për identitetin e të gjithë viktimave, emrat e tyre filluan të dalin të premten. Ata u shfaqën në postimet në rrjete sociale nga familja dhe miqtë dhe njoftime të zymta nga shkollat e mesme ku të rinjtë kishin luajtur futboll ose kishin bërë mundje vetëm disa vjet më parë.