Pas shumë netëve pa gjumë, një mjek 41-vjeçar afgan u largua me sukses nga Kabuli me familjen e tij para se talebanët të merrnin pushtetin muajin e kaluar dhe do të fillojë një jetë të re në Korenë e Jugut, raporton Reuters.
Mjeku afgan është një nga 390 të evakuuarit që mbërritën në Seul javën e kaluar ku qeveria tha se po ndryshonte ligjet e imigracionit për të dhënë qëndrim afatgjatë atyre që ofruan shërbim special në Korenë e Jugut.
Shumica prej tyre janë familjet e njerëzve që kishin punuar me ambasadën e Koresë së Jugut, Agjencinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Koresë (KOICA) dhe një spital, ndër të tjera.
"Do të doja të vazhdoja profesionin tim dhe do të doja të punoja si mjek këtu," i tha ai Reuters përmes Zoom gjatë një karantine dy javore në një strukturë shtetërore.