Talibanët kanë pohuar se kanë marrë kontrollin mbi Luginën Panjshir, zona e fundit e rezistencës ndaj sundimit të tyre.
Më herët këtë mëngjes, grupi postoi një video ku shiheshin anëtarët e tij duke ngritur flamurin taliban jashtë zyrës së guvernatorit të provincës në Panjshir.
Megjithatë udhëheqësi i forcave të rezistencës në Panjshir ka mohuar se talibanët e kanë vendin nën kontroll, shkruan BBC.
Ahmad Massoud ka thënë se ende janë të pranishëm atje dhe po luftojnë kundër militantëve.