Koreja e Veriut, ka thënë se të mërkurën testoi me sukses një raketë të re hipersonike.
Ajo vazhdon të zgjerojë aftësitë e saj ushtarake dhe të ushtrojë presion mbi Uashingtonin dhe Seulin mbi negociatat e stërzgjatura për armët e saj bërthamore.
Testi i raketës ishte raundi i tretë i lëshimit të Koresë së Veriut këtë muaj dhe u zhvillua pak para se i dërguari i Koresë së Veriut në OKB të akuzonte Shtetet e Bashkuara për armiqësi dhe të kërkonte nga administrata e Biden që të përfundonte përgjithmonë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut dhe vendosjen e aseteve strategjike në rajon, shkruan AP.
Një fotografi e publikuar në mediat shtetërore të Koresë së Veriut tregoi një raketë të montuar me një ngarkesë të finuar në formë koni që fluturonte në ajër mes flakëve të ndritshme portokalli.