Në Irak është arrestuar Sami Jasim, zyrtari i lartë i organizatës terroriste ISIS, i cili ishte i angazhuar për financa të kësaj organizate dhe njëherit zëvendës i liderit të vrarë Abu Bakr al-Baghdadi, ka bërë të ditur kryeministri i këtij vendi Mustafa Al-Kadimi.
“Derisa heronjtë tanë janë fokusuar në ofrimin e sigurisë, kolegët e tyre (shërbimi sekret i Irakut), kanë kryer operacionin për kapjen e Sami Jasimit”, ka shkruar kryeministri irakian, duke mos dhënë detaje të këtij operacioni.
Për kapjen e tij të njëjtën kohë ishte dhënë një shpërblim prej 5 milionë dollarëve. Në anën tjetër, shefi i tij Baghdadi ishte vrarë gjatë një aksioni të njësive speciale të ushtrisë amerikane në veriperëndim të Sirisë gjatë vitit 2019.
Departamenti amerikan i Shtetit, asokohe pati ofruar shpërblim për çfarëdo informacione që do të ndihmonte në kapjen e liderit të ISIS-it.