Një grup vullnetarësh i forcave të mbrojtjes civile siriane kanë krijuar një teatër të vogël kukullash që zhvendoset mes kampeve të ndryshme të të zhvendosurve të konfliktit, duke tentuar të sjellë pak buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve.
“Donim të shikonim buzëqeshje dhe gëzim në fytyrat e fëmijëve tanë, të cilët kanë kaluar vite të gjata lufte, si dhe pasoja nga tërmeti,” tha Wasim Jabra, vullnetari që vepron si animator i kukullave në pjesën “Dr. Burhan” te luajtur për fëmijët.
Zyrtarja e mbrojtjes civile Randa Al-Saghir, tha se teatri i lëvizshëm ka vizituar shkolla e kampe të ndryshme të veriperëndim të Sirisë.
“Kemi kryer 66 performanca teatri që janë parë nga rreth 5,000 fëmijë sirianë, ata të gjithë kërkojnë të vijë paqja dhe një e ardhme me e mirë. Ashtu siç thotë dhe personazhi kryesor i pjesës Burhan: ‘Nesër do të jetë më mirë’. Fëmijët sirianë meritojnë një të nesërme më të mirë”, tha Al Saghir.
Vullnetari animator Wasim Jbara, shtonte se pjesa e luajtur ka vlera edukative dhe zbavitëse:
“Kukullat janë një ide e re si mënyrë arsimi këtu në veri të Sirisë, për shembull pjesa ‘Dr. Burhan’ përmban mësime për natyrën, të mësiarit apo teknologjinë në përgjithësi. Nëse luhet bukur kjo i kënaq fëmijët dhe u mëson atyre disa fakte të vlefshme”, tha Jbara për rrjetin AFP.