Assad do të tentojë të rikthejë kontrollin mbi vendin përmes qiellit – me sulme ajrore

Azia

Assad do të tentojë të rikthejë kontrollin mbi vendin përmes qiellit – me sulme ajrore

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 15:11
Harta

Qeveria siriane është duke u përgatitur për një fazë kundërsulmi.

Ka bërë thirrje për rigrupim të forcave, derisa aleati i saj Rusia kanë bombarduar forcat rebele në Aleppo dhe provincën Idlib, që prej kohësh ishte nën kontrollin e tyre.

Luftëtarët e opozitës kanë zënë të gjithë në befasi kur lansoi sulmin në fillim të kësaj jave, e aleatët e Assadit tani po tentojnë të rikthejnë situatën nën kontroll.

Ministri i Jashtëm iranian është nisur për në Damask ku më pas do të udhëtojë për në Turqi, që mbështet disa prej grupeve rebele në Siri.

Ankaraja besohet se është duke e nxitur për bisedime derisa Assadi deri më tani i ka injoruar këto thirrje.

Mbetet e paqartë nëse rebelët do të jenë në gjendej të ruajnë kontrollin e territorit që deri më tani e kishin, në veçanti kur forcat e Assadit kanë kontrollin mbi qiellin dhe kryejnë sulme ajrore mbi kokat e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat