Katari po angazhohet me administratën e ardhshme të Trumpit në Gaza.
Kjopasi ndjeu një vrull të ri për bisedimet e armëpushimit pas zgjedhjeve në ShBA, tha të shtunën kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.
Lufta në Gaza ka vazhduar për më shumë se 14 muaj, me një pjesë të madhe të enklavës së vogël të shkatërruar dhe më shumë se 44 mijë palestinezë të vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, ndërsa forcat izraelite vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zhdukur Hamasin dhe për të rikapur pengjet e marra nga grup militant, shkruan Reuters.