Parlamenti nuk arrin ta shkarkojë presidentin jugkorean

Azia

Parlamenti nuk arrin ta shkarkojë presidentin jugkorean

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 14:32
Yoon Suk Yeol

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i mbijetoi sot një mocioni për shkarkim të iniciuar nga parlamenti i drejtuar nga opozita, duke shmangur një krizë të thellë politike në vend.

Mocioni, i cili erdhi si përgjigje ndaj një vendimi të diskutueshëm të presidentit për të shpallur përkohësisht gjendjen e luftës këtë javë, dështoi pasi anëtarët e partisë së tij në pushtet vendosën të bojkotojnë procesin e votimit, duke i hequr opozitës shumicën e nevojshme për ta miratuar atë, shkruan reuters.

Vendimi i Yoonit për shpalljen e gjendjes së luftës, ndonëse u tërhoq brenda një kohe të shkurtër, shkaktoi reagime të ashpra si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, ku shumë kritikë që e konsideruan atë një veprim të nxituar dhe potencialisht destabilizues.

Opozita argumentoi se ky akt i presidentit përbënte një përpjekje për të konsoliduar pushtetin në mënyrë jodemokratike, duke shkelur parimet kushtetuese të vendit.

Megjithatë, përkrahësit e presidentit e mbrojtën veprimin si një masë emergjente përballë kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme, duke theksuar se tërheqja e shpejtë tregoi gatishmërinë për të reflektuar mbi kritikat.

Ndryshe, zhvillimet e fundit kanë përkeqësuar polarizimin politik në vend, duke shtuar tensionet midis administratës dhe opozitës, të cilat pritet të kenë pasoja afatgjata për stabilitetin politik dhe qeverisjen në Kore të Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat