Dështon mocioni për shkarkimin e Presidentit Yoon Suk të Koresë së Jugut

Azia

Dështon mocioni për shkarkimin e Presidentit Yoon Suk të Koresë së Jugut

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 15:08

Mocioni për shkarkim ndaj Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol në parlamentin e mbizotëruar nga partitë opozitare, dështoi të shtunën pasi anëtarët e partisë së tij bojkotuan votimin.

Mocioni u ndërmor pas përpjekjes së tij jetëshkurtër për të vendosur ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme këtë javë. Vetëm 195 anëtarë të parlamentit hodhën votën, duke mos e arritur minimumin prej 200 votash të nevojshme për një masë të tillë.

"I gjithë vendi po ndjek vendimin që po merret sot këtu në Asamblenë Kombëtare. Bota po shikon. Është vëtet për të ardhur keq që nuk u arrit të votohej”, tha kryetari i Asamblesë Kombëtare Woo Won-shik.

Partia Demokratike, forca kryesore e opozitës ka thënë se do ta paraqesë përsëri mocionin për shkarkim javën e ardhshme nëse dështon të shtunën.

Presidenti Yoon tronditi vendin të martën vonë të martën kur i dha ushtrisë kompetenca emergjente të gjera për të çrrënjosur ato që ai i quajti "forcat anti-shtetërore" dhe për të mposhtur kundërshtarët politikë që ai tha se synonin të shkaktonin trazira.

Më vonë ai e anuloi urdhrin. Ai i kërkoi falje kombit në një fjalim të shtunën në mëngjes, por u rezistoi thirrjeve për të dhënë dorëheqjen përpara votimit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat