AP: Qeveria siriane bie pas sundimit 50-vjeçar të familjes Assad

Azia

AP: Qeveria siriane bie pas sundimit 50-vjeçar të familjes Assad

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 09:26
Siri

Associated Press ka raportuar se Qeveria siriane ka rënë sot pas një sundimi 50-vjeçar të familjes Assad, pas një ofensive të papritur rebele që shpërtheu në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe hyri në kryeqytet në 10 ditë.

Televizioni shtetëror sirian transmetoi një video deklaratë nga një grup, të cilit thonin se presidenti Bashar Assad është rrëzuar dhe të gjithë të burgosurit në burgje janë liruar.

Njeriu që lexoi deklaratën tha se Dhoma e Operacioneve për Pushtimin e Damaskun, një grup opozitar, u bëri thirrje të gjithëve që të ruajnë institucionet shtetërore të si thuhej “shtetit të lirë sirian”.

Deklarata doli disa orë pasi kreu i një monitoruesi të luftës së opozitës siriane tha se Assad ishte larguar nga vendi, duke ikur përpara kryengritësve që thanë se kishin hyrë në Damask pas përparimit jashtëzakonisht të shpejtë në të gjithë vendin.

Kryeministri sirian, Mohammed Ghazi Jalali tha se qeveria ishte e gatshme t’i “zgjasë dorën” opozitës dhe t’ia kalojë funksionet e saj një qeverie kalimtare, raporton AP.

“Unë jam në shtëpinë time dhe nuk jam larguar, kjo për shkak të përkatësisë sime në këtë vend”, ka thënë Jalili në një video deklaratë.

Ai tha se do të shkonte në zyrën e tij për të vazhduar punën në mëngjes dhe u bëri thirrje qytetarëve sirianë që të mos dëmtojnë pronën publike, derisa nuk foli për raportimet se Assad kishte ikur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat