Turqia thotë se qeveria e Asadit është shembur - ky është shqetësimi kryesor i Turqisë

Azia

Turqia thotë se qeveria e Asadit është shembur - ky është shqetësimi kryesor i Turqisë

Nga: A.SH Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 13:36
Hakan Fidan

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka thënë se qeveria e Sirisë është shembur.

"Regjimi i Asadit u shemb dhe kontrolli i vendit po ndryshon duart", tha Fidan në Forumin e Dohas në Katar.

Ai tha se “kjo nuk ndodhi brenda natës. Për 13 vitet e fundit, vendi ka qenë në trazira” që kur filloi lufta civile me shtypjen e protestave të demokracisë nga Assadi në 2011.

Ankaraja ka mbështetur prej vitesh forcat e opozitës siriane që synojnë të rrëzojnë Asadin e mbështetur nga Irani dhe Rusia. Një shqetësim kryesor i Turqisë është prania në Sirinë veriore të milicisë kurde siriane YPG, të cilën ajo e konsideron si një grup terrorist, të lidhur ngushtë me militantët në Turqi, të cilët kanë luftuar një kryengritje 40-vjeçare kundër shtetit turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat