Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka thënë se qeveria e Sirisë është shembur.
"Regjimi i Asadit u shemb dhe kontrolli i vendit po ndryshon duart", tha Fidan në Forumin e Dohas në Katar.
Ai tha se “kjo nuk ndodhi brenda natës. Për 13 vitet e fundit, vendi ka qenë në trazira” që kur filloi lufta civile me shtypjen e protestave të demokracisë nga Assadi në 2011.
Ankaraja ka mbështetur prej vitesh forcat e opozitës siriane që synojnë të rrëzojnë Asadin e mbështetur nga Irani dhe Rusia. Një shqetësim kryesor i Turqisë është prania në Sirinë veriore të milicisë kurde siriane YPG, të cilën ajo e konsideron si një grup terrorist, të lidhur ngushtë me militantët në Turqi, të cilët kanë luftuar një kryengritje 40-vjeçare kundër shtetit turk.