Vendet evropiane ngrijnë kërkesat siriane për azil

Azia

Vendet evropiane ngrijnë kërkesat siriane për azil

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 19:06

Gjermania, Franca, Austria dhe shtetet nordike janë ndër disa vende, që kanë pezulluar të gjitha kërkesat për azil në pritje nga sirianët.

Berlini dhe qeveritë e tjera kanë thënë se po vëzhgonin zhvillimet e shpejta në Damask, por Austria ka sinjalizuar se së shpejti do të dëbojë refugjatët në Siri, një ditë pasi presidenti Bashar al-Assad u rrëzua nga rebelët sirianë.

Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, gjithashtu thanë të hënën se po pezullonin shqyrtimin e kërkesave për azil nga refugjatët sirianë.

Lufta civile detyroi miliona sirianë të largoheshin nga vendi. Ata ishin një pjesë e madhe e më shumë se një milion njerëzve që shkuan në Gjermani dhe Austrinë fqinje, gjatë krizës evropiane të migracionit të 2015 dhe 2016.

Gjermania ka pranuar pothuajse një milion sirianë, me pjesën më të madhe të mbërritur në 2015-16 nën ish-kancelaren e vendit Angela Merkel.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, ka thënë se shumë refugjatë sirianë “tani më në fund kanë shpresë për t’u kthyer në atdheun e tyre sirian”, por paralajmëron se “situata në Siri është aktualisht shumë e paqartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat