Rënia e regjimit të Asadit ka lënë shumë njerëz të pyesin se si do të duket e ardhmja e Sirisë.
Një vështrim në atë që lideri i grupit rebel islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS), Abu Mohammed al-Jolani, ka thënë për vizionin e tij për vendin.
Në një intervistë me CNN, të premten, Jolani u pyet nëse Siria pas Assadit do të qeveriset me një sundim të rreptë islamik.
Ai u përgjigj: “Njerëzit që i frikësohen qeverisjes islame ose kanë parë zbatime të gabuara të tij ose nuk e kuptojnë atë siç duhet”.
Udhëheqësi i HTS tha se grupi i tij do të përqendrohet në ndërtimin e një “sistemi qeverisës që është institucional, jo një ku një sundimtar i vetëm merr vendime arbitrare”.
Jolani ka kërkuar të sigurojë grupet minoritare të Sirisë për qeverisjen e ardhshme të vendit, duke këmbëngulur se duhet të ketë një kuadër ligjor për të garantuar të drejtat e të gjithëve.
“Askush nuk ka të drejtë të fshijë një grup tjetër. Këto sekte kanë bashkëjetuar në këtë rajon për qindra vjet dhe askush nuk ka të drejtë t’i eliminojë ato”, tha ai për CNN.
Për marrëdhëniet ndërkombëtare, për fqinjët dhe fuqitë e Sirisë si Rusia, Jolani u ka premtuar marrëdhënie paqësore. Ai madje e siguroi Rusinë se bazat e saj siriane do të mbeten të padëmtuara nëse sulmet ndërpriten.
Pavarësisht garancive, grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur ende alarmin mbi ngritjen e HTS, një grup që i ka rrënjët në Al-Kaeda dhe është cilësuar një organizatë terroriste nga disa fuqi perëndimore.
Kryekorrespondenti ndërkombëtar i BBC-së, Lyse Doucet, shkruan gjithashtu se udhëheqësi i HTS nuk është lojtari i vetëm në të ardhmen e Sirisë që ndryshon me shpejtësi.