Kreu i grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), Abu Mohammed al-Jolani, në komentet e para për mediat perëndimore që nga rrëzimi i qeverisë së Bashar al-Assad, tha se nuk do të ketë një “rikthim në panik”.
I pyetur nga mediumi skynews, se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, lideri rebelëve u shpreh se “nuk duhet të kenë frikë në mënyrë të panevojshme, në dashtë Zoti. Vendi do të rindërtohet. Frika buronte nga prania e regjimit – vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit, drejt stabilitetit”.
Lideri i HTS-së foli jashtë xhamisë Imam al-Shafi’i në Damask – xhami që e kishte frekuentuar si fëmijë.
Jolani gjithashtu theksoi se populli sirian është “i lodhur nga lufta” dhe nuk është i gatshëm për një tjetër konflikt.