Perëndimi nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga Siria, tha për Sky News lideri rebel, grupi i të cilit rrëzoi Asadin.
Vendet e huaja nuk kanë asgjë për t’u frikësuar nga Siria pas përmbysjes së regjimit të Bashar al Asadit, ka thënë lideri i grupit rebel që rrëzoi qeverinë e mëparshme për Sky News.
Në fjalët e tij të para për një organizatë perëndimore të lajmeve që nga ikja e Assadit, kreu i Hayat Tahrir al Sham (HTS), Abu Mohammed al Jolani, tha se “frika e tyre është e panevojshme, me dëshirën e Zotit”.
“Vendi do të rindërtohet”, tha ai, duke folur me redaktorin e lajmeve ndërkombëtare të Sky News, Zein Jaafar dhe producenten e Lindjes së Mesme, Celine al Khaldi në Damask.
“Frika ishte nga prania e regjimit. Vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit. Po shkon drejt stabilitetit”, shtoi ai
“Njerëzit janë të rraskapitur nga lufta. Pra vendi nuk është gati për një tjetër dhe nuk do të hyjë në një tjetër”, vazhdoi ai.
“Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot. Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik”, theksoi Abu Mohammed al Jolani
Jolani mbetet një terrorist i përcaktuar nga SHBA, por ai ka kaluar vite duke u përpjekur të distancohet nga lidhjet e tij të mëparshme me Al Kaedën.
Ai thotë se ka hequr dorë nga e kaluara e tij si ekstremist dhe tani përqafon pluralizmin dhe tolerancën.
Ka pasur diskutime nëse vendet perëndimore do të heqin etiketën terroriste të Jolanit dhe grupit të tij HTS pas ngjarjeve në Siri.