Rebelët sirianë zbulojnë magazinën dhe laboratorin më të madh për prodhimin e ‘drogës së xhihadit’

Azia

Rebelët sirianë zbulojnë magazinën dhe laboratorin më të madh për prodhimin e ‘drogës së xhihadit’

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 20:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rebelët sirianë kanë zbuluar një depo të madhe që shpërndante drogën popullore Captagon (fenetilin).

Qendra logjistike dhe i gjithë rrjeti i prodhimit menaxhoheshin nga vëllai i Bashar al-Assad, gjeneral brigade Maher al-Assad, në bashkëpunim me Iranin.

Captagon shpesh quhet “Droga e Xhihadit” për shkak të përdorimit të saj të gjerë midis luftëtarëve në konfliktet e Lindjes së Mesme, veçanërisht në Siri dhe Irak

Kjo substancë e ngjashme me amfetaminën (me përbërësin kryesor është fenetilin) rrit qëndrueshmërinë, zbeh frikën, lodhjen dhe dhimbjen dhe shkakton eufori, duke e bërë atë një “stimulues luftarak” ideal.

Ilaçi është shpërndarë gjerësisht në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

Ndryshe, Siria konsiderohet prodhuesi më i madh në botë, duke përbërë 80 për qind të furnizimeve globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat