Më shumë se 1.1 milion njerëz janë zhvendosur në të gjithë Sirinë që kur vendi u zhyt në trazira pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara.
Dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur po qëndrojnë në rreth 200 qendra në verilindje të Sirisë, ku organizatat e ndihmës po shpërndajnë ushqime, para, komplete higjienike dhe furnizime të tjera, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) në një përditësim të së enjtes.
Sipas kwsaj zyre, mungesat e ushqimit janë të përhapura në Aleppo, qyteti i dytë më i madh i vendit, dhe çmimet e karburanteve mbeten të larta. Luftimet në afërsi kanë ndërprerë aksesin në ujë dhe kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike duke prekur më shumë se 400,000 njerëz në zonë që nga e mart, raporton CNN.
OKB-ja dhe partnerët e saj po punojnë për të ofruar ndihma, me 26 kamionë që transportonin ndihma ushqimore që kaluan nga Turqia në Sirinë veriperëndimore të mërkurën, tha UNOCHA. Megjithatë, kushtet mbeten të vështira në atë rajon për shkak të pikave të kontrollit, çështjeve të sigurisë dhe raporteve për plaçkitje.