Vetëm dy persona janë shpëtuar deri më tani nga rrënojat.
Dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit të djegur sipas shefit lokal të zjarrfikësve Lee Jeong-hyeon, përcjell Bota sot.
Ata po trajtohen në spital me lëndime mesatare deri në të rënda, tha kreu i një qendre lokale të shëndetit publik.
Z. Lee tha se zjarri ishte shuar në orën 13:00 me orën lokale (4 të mëngjesit me kohën e Mbretërisë së Bashkuar).
"Vetëm pjesa e bishtit ruan pak formë, dhe pjesa tjetër (aeroplanit) duket pothuajse e pamundur për t'u njohur," shtoi ai.
Autoritetet kanë kaluar nga një operacion shpëtimi në një operacion rikuperimi për shkak të forcës së goditjes dhe po kërkojnë aty pranë për trupat e hedhur nga avioni, shtoi shefi i zjarrfikësve.