Klubi me renome Trepça e Mitrovicës, e ka larguar basketbollistin Cadarian Raines.
Mitrovicasit njoftojnë në faqen zyrtare se kanë ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin e pozitës së qendrës.
“Me marrëveshje dypalëshe kemi ndërprerë bashkëpunimin me Cadarian Raines”, njofton klubi mitrovicas.
Trepça tani për tani renditet në vend të katërt me 24 pikë pas 16 jave të zhvilluara në elitën e basketbollit tonë.