Është mbyllur raundi i 17-të i Euroleague në basketboll për meshkuj dhe në krye të renditjes qëndrojnë 5 skuadra me pikë të barabarta. Olympiacos mban kreun me koshavarazh më të mirë, duke fituar 82-66 ndaj italianëve të Armani Milano.
Nuk zhgënjen Real Madrid, që në fushën e tij mundi 98-65 Maccabi tel Aviv, duke kapur në krye të renditjes dy ekipe të tjera spanjolle: Barcelona e Baskonia Gasteiz, që u mundën këtë javë. Katalanasit u ndalën në fushën e tyre nga Virtus Bolonja, që fitoi 83-75.
Ndërsa Gasteiz u mund në sekondaty enfundit 85-84 nga Alba Berlin.
Fiton edhe skuadra kampione në fuqi e Anadolu Efes, që mundi 78-72 Villeurbanne.
Euroleague – Raundi i 17-të
Alba Berlin – Baskonia Gasteiz, 85-84
Zalgiris Kaunas – Fenerbahce, 86-66
Bayern Mynih – Panathinaikos, 84-68
Barcelona – Virtus Bolonja, 75-83
Partizani Beograd – Monaco, 100-80
Anadolu Efes – Villeurbanne, 78-72
Olympiacos – Armani Milano, 82-66
Valencia Basket – Crvena Zvezda, 75-77
Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, 98-65