Mbyll karrierën në NBA

Basketboll

Mbyll karrierën në NBA

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 15:41
Derrick Rose

Derrick Rose, ish-“MVP” i “NBA”-s, i ka dhënë fund karrierës aktive në moshën 35-vjeçare. “MVP” më i ri në historinë e ligës “NBA”, ishte aktiv plot 15 vite në kampionatin e basketbollit amerikan. Ditë më parë Rouz u shkarkua nga Memfis Grizli, ku ishte aktiv sezonet e fundit dhe tashmë është e qartë se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se kishte planifikuar t’i jepte fund karrierës.

Derrick Rose u zgjodh me zgjedhjen e parë në draftin e vitit 2008 nga Çikago Bulls, dhe menjëherë u nis për të dominuar ligën.

Djaloshi nga Çikago u bë MVP i ligës në vitin 2011, kur nuk ishte ende 23 vjeç.

Ai ishte tre here pjesë e “All-Star”-it, një herë ishte pjesë e skuadrës më të mirë të sezonit, por karriera e tij për fat të keq u shënuan edhe nga një dëmtim i rëndë në gju, për shkak të të cilit nuk u kthye më në nivelin e sezonit MVP. Ai arriti të ringjallë karrierën e tij, pasi u largua nga Çikago duke luajtur për Nju Jork Niks, Klivlend Kavalirs, Minesota Timbervolvs dhe Memfis Grizles.

Në vitin 2018, në fanellën e Minesotës kundër Juta Xhazit , ai arriti të shënojë një rekord të karrierës prej 50 pikësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat