Peja sonte luan ndeshjen e kthimit në Fiba Europe Cup

Basketboll

Peja sonte luan ndeshjen e kthimit në Fiba Europe Cup

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 15:49
Pamje nga një ndeshje

Peja sonte do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Massourit të Greqisë në kuadër të kualifikimeve të Fiba Europe Cup.

Kjo ndeshje do të startoj me fillim nga ora 19:30 dhe do të luhet në Greqi.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të Fiba Europe Cup, në Youtube.

Në sfidën e parë pejanët janë mposhtur me rezultat bindës 98-75 nga Massouri.

Tani atyre iu duhet një fitore me epërsi 23 pikë e lart nëse dëshirojnë të arrijnë fazën e grupeve të Fiba Europe Cup për sezonin e ri.

Peja tani e njeh këtë garë pasi është paraqitur edhe vitin e kaluar, ku zuri vendin e tretë në grupin me Chemnitzin, Den Bosch dhe Spojnia Stargard.

Kujtojmë se këtë edicionin Kosovën në këtë garë do të përfaqësojë Trepça e cila u kualifikua direkt në fazën e grupeve pas eliminimit nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat