Sigal Prishtina e fuqishme për Yllin

Basketboll

Sigal Prishtina e fuqishme për Yllin

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 20:02
Sigal Prishtina

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim me rezultat 67:86 (10:26, 28:16, 19:27, 10:17), në javën e tretë të ProCredit Superligës.

Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi dyshifrore, duke e fituar këtë pjesë 10:26.

Megjithatë, therandasit u rikthyen për të afruar shifrat në 34:35, derisa pjesa e parë përfundoi 38:42.

Në pjesën e dytë, Prishtina ishte më e mirë, duke qenë më e mirë dhe krijuan epërsi komode, për të fituar në fund 67:86.

Më i miri te Ylli ishte Terrell Broën me 21 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Prishtina, më i miri ishte Damire Burns me 16 pikë e 17 kërcime.

Therandasit kanë një fitore e dy humbje, derisa prishtinasit dy fitore e një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat