Fenerbahce ruan kreun e renditjes në Euroleague në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të raundit të 11-të. Ekipi turk fiti me përmbysje 86-82 ndaj Virtus Bologna, duke korrur suksesin e nëntë sezonal.
Në vendin e dytë, me nga tetë fitore secila, ndodhen tri skuadra: Olympiacos, Bayern Munich dhe Paris Basketboll, të trija fituese në këtë raund. Befason skuadra franceze, që është debutuese në këtë turne.
Edhe Bayern ka surprizuar deri më tani, duke fituar në këtë raund 100-78 ndaj Barcelonës. Në këtë raund është mundur ekipi kampion në fuqi i Panathinaikos. Në play off shkojnë direkt 6 skuadrat e para.
Euroleague-Raundi i 11-të
Virtus Bologna – Fenerbahce, 82-86
Anadolu Efes – Paris Basketball, 84-93
Monaco – Villeurbanne, 103-92
Crvena Zvezda – Partizan Beograd, 77-89
Olympiacos – Baskonia Gasteiz, 92-69
Armani Milano – Maccabi Tel Aviv, 98-86
Real Madrid – Alba Berlin, 98-84
Zalgiris Kaunas – Panathinaikos, 84-77
Bayern Munich – Barcelona, 100-78